Fjalë Kyçe

Tre të lënduar në një aksident në Prizren, njëri me lëndime të rënda

Tre të lënduar në një aksident në Prizren, njëri me lëndime të rënda

Tre të lënduar është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Prizrenit.

Një vetëaksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes afër Abi Çarshia.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Rreth orës 17:44 minuta, policia është njoftuar për një vetaksident në komunikacion, në rrethin në Bozhdarhane, që lidh rrugën “Ukë Bytyqi” me rrethin. Një automjet i tipit Golf, duke mos iu përshtatë shpejtësisë së lëvizjes në atë rrugë, si pasojë ka goditur tri shtylla elektrike të cilat edhe i ka dëmtu dhe është rrokullisur. Si pasojë janë lënduar tre persona”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Njëri ndër të lënduarit është në gjendje të rëndë.