Fjalë Kyçe

Tre të lënduar nga rrokullisja e veturës në Podujevë

Tre të lënduar nga rrokullisja e veturës në Podujevë

Një vet-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Surkish të Podujevës.

Nga pamjet shihet një veturë e cila ka humbur drejtimin, kështu duke u rrokullisur me ç’rast ka përplasur rrethojat e një shtëpie, shkruan Gazeta Alo.

Nga përplasja përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, kanë mbetur të lënduar tre persona.

Nga Emergjenca e Podujevës konfirmohet se të njëjtit janë liruar dhe se lëndimet nuk ishin të rënda.

Edhe policia doli në vendin e ngjarjes./Gazeta Alo/