Fjalë Kyçe

Tre të vdekur e 998 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Tre të vdekur e 998 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Tre persona kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e pandemisë së koronavirusit, në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 5,812 testime të kryera, 998 prej tyre rezultuan pozitiv.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 866 persona.

Aktualisht në Shqipëri janë 12,528 raste aktive me COVID-19, ndërkaq në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 me gjendje më të rënduar