Fjalë Kyçe

Tre të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Spitalin e Gjilanit

Tre të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Spitalin e Gjilanit

Tre persona kanë vdekur në Spitalin e Gjilanit, si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve.

Dy nga ta kanë vdekur dje, ndërsa njëri sot në mëngjes.

Kështu tha për Klan Kosova Ukshin Ismajli, drejtor i Spitalit të Gjilanit.

“Fatkeqësisht betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve e kanë humbur tre persona. Dy dje dhe një tjetër sot në mëngjes. Janë dy 69-vjeçarë dhe një 62-vjeçar. Dy janë nga Kamenica dhe një nga Vitia”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dje ka raportuar 827 raste me koronavirus.

Të hënën u raportua 16 raste të vdekjeve.