Fjalë Kyçe

Tri bizneset e Labinot Grudës

Tri bizneset e Labinot Grudës

I arrestuari për transferimin ilegal të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Labinot Gruda, ka ndërtuar edhe një karrierë prej biznesmeni.

Ai zotëron aksione në tri kompani biznesore: njëra me bazë në Prishtinë dhe dy të tjera në Drenas.

Gruda, gjatë kohës sa ishte drejtor për Buxhet e Financa në Komunën e Drenasit, në vitin 2018, në deklarimin e tij të pasurisë kishte njoftuar se ka në pronësi 100% të aksioneve në dy kompani private “Gruda Group sh.p.k.” dhe “n.sh. Accounting & Consulting”.

Në të paren ai kishte deklaruar si kapital vetëm 1000 Euro, ndërsa në të dytën zero (0).

Por, ai gjithashtu 30% kishte pohuar të jetë hisedar në një tjetër biznes, “Professional Group sh.p.k.”, që po ashtu kapital ka të deklaruar vetëm 1000 Euro.

Në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Labinot Gruda, në vitin 2018, pohonte se jeton me qira, dhe nga shteti pagë në Ministri të Financave përfitonte 5659 Euro Neto, në vit. E ndarë në muaj kjo shumë, rezulton të jetë 471 Euro e 58 cent pagë mujore.

Derisa, sipas tij, 4891 Euro në vit përfiton bashkëshortja e tij e punësuar në Ministri të Arsimit.