Fjalë Kyçe

Tri ndeshjet e sotme sjellin ndryshime në tabelën e Superligës së Kosovës

Tri ndeshjet e sotme sjellin ndryshime në tabelën e Superligës së Kosovës

Ndeshjet e sotme sollën ndryshime në tabelën e Superligës së Kosovës.

Tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës përfunduan me rezultate mjaftë befasuese.

Drenica bëri befasinë e madhe duke e mposhtur kampionin aktual Prishtinën me rezultat 2-1.

Malisheva pësoi humbjen e parë në këtë edicion duke u mposhtur nga Drita me rezultat minimal 1-0 kurse Ballkani mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Ulpianës të cilën e mposhti 3 me 2.

Këto rezultate sollën edhe ndryshime në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës.

Tani vendin e parë e ka rrëmbyer Ballkani me shtatë pikë, i ndjekur nga Drenica dhe Drita që kanë po ashtu nga shtatë pikë, kurse Malisheva dhe Gjilanin ndajnë vendet katër dhe pese me nga katër pikë.

Nesër ballafaqohen Gjilani me Dukagjinin nga ora 15:00 kurse një orë më vonë luhet ndeshja ndërmjet Llapit dhe Feronikelit.