Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Dy raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës e një në atë të Pejës.
Njëri rast ka të bëjë me sulm fizik ndaj gruas, tjetri ndaj djalit dhe i fundit ndaj babait.
“ Prishtinë, 30.11.2021 – 11:19. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
“Gllogoc, 30.11.2021-16:10. Viktima kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i tij i dyshuari kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt LËNDIM I RËNDË TRUPOR”, thuhet në raportin e policisë.
“Pejë, 30.11.2021 – 00:30. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor pasi që në shenjë nervoze ka thyer një xham të shtëpisë. I dyshuari dhe viktima ishin në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.