Shqetësimet për infeksion të mundshëm me koronavirus janë duke vazhduar edhe më tej në gjithë vendin.
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë vikendit janë pranuar tri raste të dyshuara me koronavirus.
Kjo është konfirmuar nga QKUK.
“Gjatë vikendit janë pranuar tri raste të dyshuara, janë marrë mostrat dhe pritet që Institutit Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të dalë me rezultatet”, u tha në përgjigjen me shkrim nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Ndryshe si pasojë e koronavirusit tre mijë persona humbën jetën anembanë botës.