Fjalë Kyçe

Tri shkolla të Vitisë kalojnë në mësim online

Tri shkolla të Vitisë kalojnë në mësim online

Tri shkolla të Vitisë nga kjo e hënë do ta zhvillojnë mësimin në skenarin C (online), për shkak të rritjes së numrit të infektuarëve me COVID-19 në mesin e nxënësve dhe mësimdhënsve.

Shkollat: SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc SHFMU” Skender Emerllahu” në Ramjan kanë kaluar në skenarin C, thuhet në njoftimin e komunës së Vitisë, transmeton Klankosova.tv.

“Shëndeti i fëmijeve është mbi të gjitha! Duke zbatuar rekomandimet e Taskforcës së DKA-së për testimin e nxënësve, stafi i QKMF-së në koordinim të plotë me menaxhementin e shkollave po vazhdon me testime rapide në Institucionet Arsimore. Pas rritjës së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat: SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it. Shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës. Ju lutem ti respektoni rregullat e t’a mbrojmë shëndetin e nxënsëve dhe personelit arsimor”, thuhet në njoftimin e tyre.