Fjalë Kyçe

Tri vdekje të dyshimta brenda 24 orësh në Kosovë

Tri vdekje të dyshimta brenda 24 orësh në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën për tri raste të vdekjeve të dyshimta gjatë ditës së premte, në tri qytete të ndryshme të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Një rast tjetër ka ndodhur në Drenas, ku sipas Policisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, viktima mashkull kosovar.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti i tretë është shënuar në fshatin Gjakovë. Sipas njoftimit, në spitalin e qytetit është dërguar pa shenja jete, viktima mashkull kosovar nga fshati Rogovë.

“Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se pa shenja jete është sjell viktima mashkull kosovar. Njësit përkatëse janë duke hetuar rastin”, thekson Policia në raportin 24-orësh, të shtunën.