Fjalë Kyçe

Tri vetura të aksidentuara dhe 13 të lënduar në Grackë të Lipjanit

Tri vetura të aksidentuara dhe 13 të lënduar në Grackë të Lipjanit

Trembëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Grackë e Vjetër në Lipjan.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha e se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30.

“Në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete”, tha Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 13 persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, shtoi ajo.