Fjalë Kyçe

Tribunali dhe fotografia e Brovinës përplasin pushtetin me opozitën

Tribunali dhe fotografia e Brovinës përplasin pushtetin me opozitën

Ka vazhduar në Kuvend debati për krijimin e një Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vazhduar me insistimin se një institucion i tillë duhet të krijohet dhe ripërsëriti se ajo që ndodhi në Kuvend nga Flora Brovina, me rastin e paraqitjes së fotografisë është gabim i madh.

Ai ka kërkuar përkrahje nga të gjitha partitë për themelimin e këtij Tribunali.

Por, dy partitë opozitare LDK e Vetëvendosjes kanë lëshuar sallën vetëm disa minuta pas nisjes së seancës.

Ata kanë akuzuar partitë në pushtet se vetë kanë vonuar forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e një institucioni të tillë, e që tashti këtë po e bëjnë nga frika e Gjykatës Speciale.

Përplasje rreth krijimit të Tribunalit pati edhe midis deputetëve që mbeten në sallë, atyre të PDK-ë e PSD-së në opozitë.

Përkrahje për krijimin e Tribunalit, pati nga partitë në pushtet.

Seanca pritet të vazhdojë një ditë tjetër, për të cilën do të vendosë Kryesia e Kuvendit.