Fjalë Kyçe

Triku i thjeshtë si të largosh erën e keqe nga këpucët

Triku i thjeshtë si të largosh erën e keqe nga këpucët

Një trajnere e pastrimit në Instagram ka treguar një trik të thjeshtë për të mbajtur patikat erë të freskët – duke përdorur kese çaji.

Lynsey Crombie, nga Mbretëria e Bashkuar, e cila njihet me Lynsey Queen of Clean (Mbretëresha e pastërtisë) në Instagram, ndau një fotografi dhe shpjegimin duke treguar se ajo kishte vënë çaj në këpucët e saj.

Gruaja e cila njihet edhe si ‘Guruja e pastërtisë’, e cili rregullisht shfaqet në programin This Morning dhe ka 146,000 ndjekës në faqen e saj të mediave sociale, e ndau postimin popullor të martën i cili mori menjëherë mbi 2000 pëlqime.

Autorja, e cila ka një libër të titulluar “Si ta pastroni shtëpinë tuaj”: Këshilla dhe truke të lehtë për ta mbajtur shtëpinë tuaj të pastër dhe për të lehtësuar jetën tuaj, tha se qeset e çajit mund të funksionojnë për mrekulli.

Tifozët e saj e pëlqyen trikun e thjeshtë duke thënë se sa e mençur ishte dhe se do ta aplikonin atë menjëherë në praktikë.

Poshtë fotos, ajo kishte shkruar: ‘Vendos disa qese çaji brenda këpucëve tua për të luftuar erërat e këqija që shkaktohen nga nxehtësia dhe bakteret.

‘Lëreni gjatë natës në një vend të ngrohtë dhe të thatë. Sa më gjatë t’i lini, aq më mirë.

‘Çdo qese çaji do të funksionojë, madje edhe me ato bimore. Qeset e çajit janë superabsorbues dhe do të thithin lagështinë dhe erën menjëherë.

Duke zbuluar se si qeset e çajit janë të mira edhe për pastrime të tjera, ajo tha: ‘Për të kursyer sigurohuni që t’i ripërdorni ato pastaj për punë të tjera shtëpiake. Qeset e çajit në të vërtetë kanë shumë përdorime nga pastrimi i shenjave të dritareve dhe pasqyrave deri te fertilizimi i bimëve apo luleve tuaja. ‘

Tifozët e saj e shpërndanë menjëherë postimin, duke thënë: ‘Dua këshillat tua për pastrim dhe të falënderoj shumë’, ndërsa një tjetër tha: ‘Do ta provoj edhe këtë ide të shkëlqyer’.

Ndërsa një tjetër tha se kjo i ktheu kujtimet: “Unë i dua të gjitha këto këshilla të vogla që bëni. Pra, shumë prej tyre janë ato që gjyshja ime më mësoi dikur, porse i kam harruar me kalimin e kohës dhe tani po kthehem në pastrimin natyror .. në vend të kaq shumë kimikateve.. faleminderit ..

Një tifoz madje tha se do ta provonte edhe jashtë: ‘Çfarë triku i mahnitshëm! Unë do ta aplikoj këtë me kolegët e mi të punës’.

‘Guruja’ e pastrimit rregullisht ndan këshilla të zgjuara nëpërmjet faqes së Instagram-it dhe me të vërtetë duket se e do pastrimin.

Në postime të tjera ajo ka shpjeguar se si të largohen njollat nga druri në mobilje me vaj ulliri dhe kripë.

Ajo gjithashtu ka shpjeguar në të kaluarën se si me shkumë rroje mund të largohen njollat nga qilimat me ndihmën e një furçe dhëmbësh./Gazeta Alo/