Fjalë Kyçe

Tronditet bota e modës/ Vdes nga kanceri stilisti i njohur

Tronditet bota e modës/ Vdes nga kanceri stilisti i njohur

Virgil Abloh, themeluesi i markës luksoze Off-White dhe drejtor artistik i veshjeve për meshkuj në Louis Vuitton, ka vdekur nga kanceri në moshën 41-vjeçare. Një nga dizajnerët më me ndikim të gjeneratës së tij, Abloh luftoi me sëmundjen prej disa vitesh.

“Të gjithë jemi të shokuar pas këtij lajmi të tmerrshëm. Virgil nuk ishte vetëm një dizajner gjenial, një vizionar, ai ishte gjithashtu një njeri me një shpirt të bukur dhe mençuri të madhe”, tha në deklaratë Bernard Arnault, kryetar dhe shef ekzekutiv i LVMH.

Virgil Abloh: Off-White designer dies at 41 | Virgil Abloh | The Guardian

Vdekja e tij të dielën vjen dy ditë përpara se ai të organizonte një shfaqje në Miami, ku do të shfaqej koleksioni i veshjeve të meshkujve Vuitton të pranverës 2022, së bashku me 10 dukje të reja të krijuara për këtë rast, përcjell abcnews.al. Ai ishte një ndër bashkëpunëtorët më të mirë të Kanye West.

I njohur kryesisht për punën e tij në veshjet për burra, ndikimi i Abloh shpesh shtrihej në fusha të tjera. Ai debutoi pikëpamjen e tij në dizajnin e mobiljeve në 2017 dhe në dizajnin e automjeteve vitin e kaluar me Mercedes-Benz.