Fjalë Kyçe

Trotuari i bllokuar nga veturat, te Parku i Qytetit në Prishtinë

Trotuari i bllokuar nga veturat, te Parku i Qytetit në Prishtinë

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet me kaosin më të madh jo vetëm urbanistik, por edhe në trafikun rrugor.

Ani pse tiketat për ata që thyejnë rregullat e komunikacionit s’mungojnë, prapë se prapë qytetarët vazhdojnë t’i parkojnë veturat e tyre në vendet e palejuara, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi, mund të shihni se si veturat janë parkuar në trotuar, i cili u dedikohet këmbësorëve, tek Parku i Qytetit.

Derisa për shkak të këtij veprimi, qytetarët detyrohen të ecin në rrugë kryesore, çka se u rrezikohet edhe jeta.