Fjalë Kyçe

Trupat ruse futen në Ukrainë/ Çitaku: E kam parë luftën, nuk ia dëshiroj askujt

Trupat ruse futen në Ukrainë/ Çitaku: E kam parë luftën, nuk ia dëshiroj askujt

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku dhe zyrtarja e PDK-së ka reaguar pasi Rusia vendosi të dërgojë trupa në Ukrainë.

Përmes një postimi në Twitter, Çitaku ka deklaruar se e ka parë edhe vetë luftën dhe se nuk do ia dëshironte askujt.

“E kam parë lufëtn. Kam jetuar në luftë. Nuk ia dëshiroj askujt. Të ndryshon përgjithmonë. Zemra ime shkon me Ukrainën sonte”, shkruan ajo.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të “ruajë paqen” në dy rajone të shkëputura të Ukrainës.

Ky urdhër i tij erdhi vetëm disa orë pasi ai i njohu ato si të pavarura.