Fjalë Kyçe

Tuba ndahet nga i dashuri: E zuri ‘mat’ me tri vajza

Tuba ndahet nga i dashuri: E zuri ‘mat’ me tri vajza

Tuba Buyukustun dhe Umut Evirgen janë ndarë. Mediat turke kanë raportuar se aktorja Tuba Buyukustun dhe i dashuri i saj biznesmen Umut Evirgen, i kanë dhënë fund lidhjes, shkruajnë mediat turke.

Burime pranë çiftit thanë se Tuba u nda me të dashurin e saj në fillim të krizës së coronavirusit, dhe ajo vendosi të kalojë kohën në karantinë me vajzat binjake, Maya dhe Toprak.

Dyshja ishin së bashku 4 vite. Në paraqitjen e fundit së bashku, një gazetar i pyeti ata për ditën e rëndësishme të tyre dhe Tuba u përgjigj se ajo nuk mendon për martesë, dhe se marrëdhënia e saj me të dashurin është e qëndrueshme, mirëpo si duket gjërat nuk kanë rrjedhur sipas planit.