Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka zbuluar bisedat që ai ka pasur me Jurgen Klopp dhe Pep Guardiolan përpara se të bashkohej në Premierligë.
Tuchel ka zëvendësuar Frank Lampardin në janar pasi ky i fundit mori rezultate të padëshiruara në klub, transmeton lajmi.net.
Tani Chelsea janë duke shijuar një formë të mirë, ku edhe kanë fituar ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve, 1-0, ndaj Atletico Madrid.
Menaxheri i Bluve të Londrës tregon se ka pasur disa biseda përpara se të bashkohej në Premierligë. “Kam biseduar me Pep Guardiolën dhe Jurgen Klopp dhe i pyeta se si është të jesh në këtë ligë”, tha ai.
Tuchel tregon tutje se ka një lidhje të mirë me Kloppin dhe beson se ky i fundit nuk dëshiron të ndeshet me të. “Nuk jam i sigurte nëse Klopp dëshiron të luajë ndaj meje, jo po bëj shaka vetëm se është gjithnjë një ndjenjë e mirë të takosh atë dhe në të njëjtën kohë shumë e vështirë të luash ndaj tij”, u shpreh ai.
Liverpool dhe Chelsea do të takohen më 4 mars në kuadër të Premierligës.