Fjalë Kyçe

Tuna dhe Patrisi organziojnë festë të veçantë në dyvjetorin e lindjes së Tianit (Foto)

Tuna dhe Patrisi organziojnë festë të veçantë në dyvjetorin e lindjes së Tianit (Foto)

Në familjen e këngëtares Tuna Sejdi dhe Patris Berishës, sot (e enjte) kremtohet një ditë e veçantë.

Kjo pasi djali i tyre, Tiani, feston dyvjetorin e lindjes, dhe me këtë rast çifti janë kujdesur që t’i realizojnë një festë të këndshme atij.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga ambienti i veçantë që është organizuar në festën e të voglit Berisha, në të cilën nuk po mungojnë familjarët e çiftit por edhe disa nga fytyrat publike.

Ëmbëlsira të shumta e dekore të detajizuara, tregojnë se festa është organizuar dhe menduar mirë deri në detaje nga vet çifti, shkruan telegrafi.

Grand Dekor dhe Amazon janë kujdesur për detajet e festës, ndërsa çifti duken shumë të lumtur në një fotografi familjare, teksa festojnë dyvjetorin e Tianit.

Tuna përndryshe këtë vit ka qenë një ndër emrat më të përfolur, kjo edhe falë rikthimit të fuqishëm në muzikë me albumin e saj të ri muzikor “Fortuna”.