Ndoshta janë të paktë ata që e dinë por babai i Tunës, Shaban Sejdiu ishte një medalist olimpik, shkruan lajmi.net.
Ai ka qenë dy herë rresht fitues i medaljes së bronztë në dy palë lojëra olimpike.
Shaban Sejdiu ka qenë mundës dhe dy medaljet i ka fituar gjatë lojërave olimpike në Moskë më 1980 dhe në Los Angeles më 1984.
E Tuna e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram pikërisht një nga këto momente.
“Medaljet e arta nuk janë nga ari në të vërtetë. Ajo janë nga djersa, vendosmëria dhe një aliazh i vështirë për t’u gjetur, i quajtur besim”, ishin fjalët e Tunës pranë postimit të fotos.