Sipas disa teorive konspirative, reperi Tupac është gjallë dhe shëndoshe e mirë.
Sipas pretendimeve të radhës, ekziston një foto e cila vërteton që reperi i ndjerë në fakt është gjallë.
Në foton e shpërndarë, duket një burrë me ngjyrë, i cili në kokë mban një kapelë kashte. Dhe, sipas atyre që e besojnë këtë teori, Shakur po jeton i maskur.
Raperi, emri i plotë i të cilit është Tupac Shakur, u qëllua për vdekje ndërsa po ecte me makinë më 7 shtator 1996, në moshën 25 vjeçare.
Megjithatë, që prej asaj kohe, nuk është konfirmuar kurrë një i dyshuar për vrasjen e tij.
Kjo ka bërë që edhe sot, pas 22 viteve, të dalin herë pas here teori konspirative që pretendojnë se Tupac është gjallë.
Pretendimet e radhës janë bërë në një kanal në YouTube të quajtur Wired Up T.V, ku u shfaq edhe një foto bashkë me një përshkrim.
Bashkë me videon shkruhej:
Tupac në moshë më të madhe.”