Fjalë Kyçe

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.

“Ai theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave.

Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen e plotë të Turqisë. Më 16 prill të gjithë deputetët nga Republika e Turqisë votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, mbrojtjes dhe investimeve.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.