Fjalë Kyçe

U aksidentua dy netë para Vitit të Ri: 28 vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, familja kërkon ndihmë

U aksidentua dy netë para Vitit të Ri: 28 vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, familja kërkon ndihmë

Valon Qela, 28 vjeçari nga Mitrovica që kishte pësuar aksident të komunikacionit në fund të vitit të kaluar, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmë financiare, transmeton Gazeta Metro.

Ai aktualisht gjendet në një spital në Stamboll të Turqisë, ku është nën kujdesin intensivë për shkak të gjendjes së tij – ende pa vetëdije.

Deri më tani kanë arritur shpenzimet në vlerë prej 68.395.08 euro, ndërsa nevojiten edhe mjete të tjera për ta vazhduar tretmanin mjekësor.

Familja kërkon ndihmë financiare nga të gjithë atë që kanë mundësi.

Kujtojmë se në këtë aksident kanë mbetur të vdekura dy vajza, dhe një person tjetër mbeti i lënduar rëndë.