Fjalë Kyçe

U arratis nga QKUK, i burgosuri arrestohet pas katër ditësh

U arratis nga QKUK, i burgosuri arrestohet pas katër ditësh

Policia në Prizren ka arrestuar të hënën një person i cili para katër ditësh ishte arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ku ishte duke u trajtuar

I dyshuari derisa ishte duke u trajtuar në QKUK kishte arritur të arratiset dhe për katër ditë ka qenë në kërkim të policisë.

Ai është arrestuar të hënën dhe pas procedurave është dërguar në Burgun e Dubravës pasi është i dënuar dhe atje ka qenë duke e vuajtur dënimin, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.