Fjalë Kyçe

U bë baba për herë të parë, ky është kuptimi i veçantë i emrit të vajzës së Mc Kreshës

U bë baba për herë të parë, ky është kuptimi i veçantë i emrit të vajzës së Mc Kreshës

Reperi i njohur kosovar Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij, Erzina janë bërë prindër për herë të parë.

Këtë e bëri të ditur babai i Erzinës në një postim në Facebook, ku shkruan: “Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta yte qoftë e uruar nga ZOTI, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin.”

Në këtë postim ai poashtu konfirmojë edhe njëherë emrin e vajzës Iza, të cilin e kishte bërë public kohë më parë.

Ndërsa vjen pyetje se ç’kuptim ka emri i saj i veçantë? Emri Iza ka kuptimin e “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

Ndryshe, rikujtojmë që Kresha dhe Erzina kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në dhjetor të vitit të kaluar.