Fjalë Kyçe

U dorëzua vet në polici, 70 vjeçari dyshohet për vrasjen e 63 vjeçares sot në Prishtinë

U dorëzua vet në polici, 70 vjeçari dyshohet për vrasjen e 63 vjeçares sot në Prishtinë

Një 70 vjeçar është vetëdorëzuar sot në Polici.

I.G dyshohet për vrasjen e 63 vjeçares që u gjet e vdekur në një shtëpi në rrugën “Isa Marku” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se i dyshuari është vetëdorëzuar dhe rasti po hetohet si vrasje e rëndë.

“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar:

I. G, mashkull 70 vjeç.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”