Fjalë Kyçe

U gjobit derisa ishte pa maskë i vetëm në veturë, shfuqizohet vendimi për gjobitjen e Besim Kodrës

U gjobit derisa ishte pa maskë i vetëm në veturë, shfuqizohet vendimi për gjobitjen e Besim Kodrës

Drejtuesi i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Besim Kodra, gjatë muajit tetor ishte gjobitur nga Policia e Kosovës për shkak të mos vendosjes së maskës, edhe pse kishte qenë i vetëm në makinë, raporton Gazeta Express.

Kodra për këtë kishte bërë ankesë në Policinë e Kosovës.

Komisioni brenda policisë, ka aprovuar ankesën e tij, andaj edhe është shfuqizuar vendimi për gjobitje ndaj Kodrës.

“Një komision brenda Policisë së Kosovës ka aprovuar kundërshtimin tim ndaj dënimit për mos-vendosje të maskës në veturë. Kjo për arsye se kam qenë vetëm në veturë dhe nuk kam pasur obligim mbajtjen e maskës! Ashtu siç e kam cekur edhe në postimin e më hershëm … Nuk mund të ketë kundërvajtje nëse nuk rrezikohet objekti i mbrojtur juridik, në këtë rast njeriu”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social facebook.

Kodra ishte dënuar gjatë muajit tetor, derisa me veturën e tij kishte qenë duke lëvizur në periferi të vendit.

“Më ndalë polici, në periferi të qytetit, vetëm në veturë edhe ma shkruan denimin për Kundërvajtje! Kundërvajtje është kur dikush e rrezikon një objekt të mbrojtur juridik … ( në këtë rast njeriun). Cilin njeri e kam rrezikuar unë, i vetëm në veturen time private, në periferi të qytetit ?! … plus asaj i tregova që kam qenë i infektuar e i sheruar … Ky është arbitraritet i shtetit ndaj qytetarëve, asgjë më shumë! Ju miqt e mi, vazhdoni”, kishte shkruar ai.