Fjalë Kyçe

U infektua me koronavirus: Bebja vetëm 50 ditësh shërohet dhe kthehet në shtëpi

U infektua me koronavirus: Bebja vetëm 50 ditësh shërohet dhe kthehet në shtëpi

Një foshnjë vetëm 50-ditëshe nga Corbetta (Milano), e shtruar në spital, sepse testoi pozitivisht për Coronavirus, është mirë tashmë dhe është kthyer në shtëpi.

Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës Marco Ballarini. “Ai është rikthyer te familja e tij, përqafimi im dhe ai i gjithë qytetit shkojnë tek ai dhe familja e tij,” tha Ballarini.

“Sot kemi edhe një arsye më shumë për të buzëqeshur, për të qenë të lumtur, për tu ndjerë edhe më shumë një Komunitet i bashkuar”, tha Corbetta. Ai pastaj shtoi: “Faleminderit shumë Leo, faleminderit prindërve të tij që nuk kanë hequr dorë kurrë. Ju keni sjellë verën në zemrat e të gjithëve ne Corbettesi”.

Leonardo nuk është i vetmi lajm i mirë. Edhe Beatrice e vogël, e lindur në spitalin Papa Gjon XXIII më 11 shkurt dhe më pas u shtrua në spital sepse ishte pozitive në Covid, sot u kthye në shtëpi në krahët e prindërve të saj.