Fjalë Kyçe

U kap duke kontrabanduar 11 viça, arrestohet një person në Glloboçicë

U kap duke kontrabanduar 11 viça, arrestohet një person në Glloboçicë

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se është ndalur nga Polica një automjet transportues me tabela vendore.

Vozitësi dyshohet se i përkiste nacionalitetit shqiptar, ndërkaq që gjatë verifikimit dhe kontrollimit të personit dhe mjetit transportues ka rezultuar se në mjet ka ngarkesë prej njëmbëdhjetë (11) viça pa dokumentacion të rregullt.

Me vendimin e prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, kurse mjeti transportues se bashku me ngarkesën  i dërgohet për hetime të mëtejme Doganës së Kosovës.