Fjalë Kyçe

U kapën duke u puthur, Atdheu për Efin: Ishalla del vetëm

U kapën duke u puthur, Atdheu për Efin: Ishalla del vetëm

Një vit plot me ngjarje ky për personazhin e njohur Atdhe Xharavina, i cili i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ vendosi të hedh dritë mbi të gjitha aludimet mbi të. Një ndër lajmet e fundit që protagonist kanë Atdheun përfshijnë edhe Efin. Mjaftoi një story i publikuar në Instagramin e Xharavinës, për t’i bërë njerëzit të flasin dhe të mendojnë se ky i fundit ka diçka me Efin.

“Unë kisha rastin e mamit dhe po prisja lajme të mira. Hodha një story, e përdora atë fjalën dhe vrava dy zogj me një gur. Efi është shumë goc e bukur dhe kam pëlqim për të, s’mund ta mohoj. Efi vishet te dyqani i një shoqes sime dhe u takuam aty. Unë e kam ndjek edhe në televizor, më ka pëlqyer edhe në televizor. Madje Përputhen sa e kam ndjek, e kam ndjek për Efin. U takuam aty dhe si xhentëllmen që jam e ndihmova me çantat deri te makina.” , shpjegoi Atdheu mbi situatën.

Por ndonëse pranoi pëlqimin për vajzën në fjalë, Atdheu shprehu se “nuk dua t’i bëj sherr Efit se aty ku është, është si në kohë të xhaxhit, si do partia”. Megjithatë uroi që në daljen e saj nga programi, të jetë e vetme.

Emrin e Atdheut e kemi dëgjuar edhe në Big Brother Vip, ku Antonela vetë shprehu se Arjola kishte hatërmbetje me të për një situatë të krijuar më Atdheun. Kjo fjali bëri të mendojmë se mes aktores dhe biznesmenit ka diçka me tepër se shoqëri, por Xharavina tha:

“I gjithë faji ka qenë i imi në këtë trekëndësh sepse siç e kam thënë unë Arjolën e kam shoqe. Me Antonelën ishim të emisioni dhe bëm takim, por të tre ishim në të njëjtin objekt, në të njëjtën punë. Faji im them se Antonela nuk e ka dit çfarë raporti kam me Arjolën, më shihte me të dhe mendonte se garant kam diçka.”

Një lajm i mirë erdhi nga ish pjesëmarrësi në reality show, i cili zbuloi se tashmë mamaja e tij ishte operuar dhe kishte dalë me sukses nga salla e operacionit.

“Që nga dje jam shumë i lumtur se kam 7 muaj që e vuaj shumë. Kush thotë që femrat janë të dobta, gënjejnë. Po të ma kishin thënë mua doktorët atë që i kanë thënë mamit tim unë për tre muaj do kisha vdekur. Është një grua e fortë, fisnike dhe ja doli.” , tha ai.