Fjalë Kyçe

U lajmërua në burg, si e priti lajmin e fitores Fredi Beleri

U lajmërua në burg, si e priti lajmin e fitores Fredi Beleri

Fredi Beleri është lajmëruar në burg se arriti që të siguronte fitoren për bashkinë e Himarës. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se Beleri e kishte pritur shumë mirë fitoren i lajmëruar nga avokati.

“Ndihem i detyruar t’ju falënderoj pasi jeni pjesë kontribuuese e së vërtetës. U gjetëm në një situatë të vështirë. Në Himarë jemi mësuar me aktet e dhunës, por jo me këtë rast, me arrestim të kandidatit. Është si ajo shprehja që kur flet populli nuk mund ta kundërshtojë kush. Himara duke përfaqësuar çdo kënd do të jetë një model i ri. Sot në Hiamarë u thyer autokracia e Edi Rama dhe nis numërimi pas.

Është ekspertiza që pasi kanë parë dosjen, janë më se të sigurt që s’ka asnjë provë. Ishte një sajesë me implementim nga kryeministri. Shumë shpejt e vërteta do dalë në vend”, tha Dule.

/Gazeta Express