Fjalë Kyçe

U mbajt konferenca ‘Gruaja në diasporë- digë e fuqishme kundër asimilimit’

U mbajt konferenca ‘Gruaja në diasporë- digë e fuqishme kundër asimilimit’

Nën organizimin e MDIS-it, është hapur sot konferenca ‘Gruaja në diasporë-digë e fuqishme kundër asimilimit’ në të cilën po marrin pjesë më shumë se 45 gra nga vende të ndryshme.

Konferencën e ka hapur zëvendësministri i Diasporës Isni Kilaj.

Duke i përshëndetur mysafirët në emër të ministrit Gashi, Kilaj ka thënë se roli i gruas shqiptare në diasporë ka qenë vendimtar në ruajtjen e kulturës gjuhës dhe traditës ndër vite.

Ai ka theksuar se kjo është arsyeja kryesore pse Ministria e Diasporës u ka dhënë mbështetje të vazhdueshme grave në diasporë.

Ndërsa drejtoresha e Divizionit për Kulturë në MDIS, Maliqe Hashani, ka thënë se agjenda e kësaj konference ka për qëllim të vë në pah, rolin e gruas shqiptare në botë.

Në konferencë po marrin pjesë figura të ndryshme që kanë dhënë kontribut të madh në fusha të ndryshme.

Temat kryesore që u trajtuan nga panelistet ishin: 

• Vështirësitë kryesore, me të cilat ballafaqohet gruaja shqiptare në diasporë?

• Shkurorëzimet, dhuna në familje dhe dukuritë e tjera devijuese?

•  Sa e si  ndihmojnë gratë e suksesshme të diasporës organizimin e grave shqiptare në diasporë, emancipimin dhe integrimin e tyre ?

Roli i shoqatave të grave shqiptare në diasporë: organizimi i festave, argëtime çasti, apo  organizimi i gruas shqiptare në të gjitha segmentet e jetës?
Konkludimi kryesor nga diskutimi ishte se gruaja shqiptare duhet ta marr vet në dorë fatin e saj dhe të ngre zërin në mbrojtje të kulturës traditës dhe gjuhës shqipe.

Konferenca “Gruaja në diasporë-digë e fuqishme kundër asimilimit” zgjat dy ditë, ndërsa në ditën e dytë do organizohet një shëtitje në pika turistike të Kosovës.