Fjalë Kyçe

U mbyt dy ditë më parë te Gjiri i Lalëzit, gjendet dhe nxirret nga deti trupi i pajetë i 22-vjeçarit

U mbyt dy ditë më parë te Gjiri i Lalëzit, gjendet dhe nxirret nga deti trupi i pajetë i 22-vjeçarit

Policia dhe polumbarët kanë gjetur dhe nxjerrë nga deti në Gjirin e Lalëzit trupin e pajetë të një të riu, që u mbyt duke u larë dy ditë më parë.

Policia njofton se është nxjerrë nga deti trupi i pajetë i 22-vjeçarit A. S., banues në Tiranë.

Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë.