Fjalë Kyçe

U ndalua për kontrolle rutinor, ju gjetën armë dhe municion pa leje

U ndalua për kontrolle rutinor, ju gjetën armë dhe municion pa leje

Me datë 12 shtator 2021, në zonën industriale në Shirokë-Suharekë, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa të huaja për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit në ulësen e pasme të automjetit policia gjeti një armë të tipit pistoletë të modelit MOD92, KIMAR të kalibrit 9 mm.

Përveç posedimit të armës i dyshimti ishte në posedim të municionit më gjithsej 164 fishek të kalibrit 9 mm.

Në lidhje me këtë rast u ndalua i dyshimit H.K i lindur në vitin 1996.

Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti te hetohet ne procedurë të rregullt hetimore.