Vedat Muriqi mbrëmë shënoi, asistoi dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Shumë polemika u ngritën pas ndeshjes duke aluduar se reprezentuesi kosovar e bëri me qëllim.
Ndërsa, Vedat Muriqi demantoi të gjitha këto.
”I kam parë reagimet, por s’dua të flas shumë për to. Po të doja kartonin e dytë të verdhë, unë do e hiqja fanellën pas golit. Të gjithë e dinë që ka njerëz që po përpiqen ta “shkatërrojnë” ekipin tonë” – u shpreh gjiganti i Fenerbahçes.