Fjalë Kyçe

U raportua e zhdukur, gjendet e pajetë 69 vjeçarja nga Prizreni

U raportua e zhdukur, gjendet e pajetë 69 vjeçarja nga Prizreni

Që nga e enjtja e kësaj jave ishte raportuar e zhdukur një grua nga fshati Mushnikovë e Prizrenit.

FSK-ja dhe policia ishin në kërkim të 69-vjeçares, ndërkaq sot ajo është gjetur e vdekur.

Trupi i pajetë i B.GJ. nga Mushnikova është gjetur sot rreth orës 14:00 nga togu për kërkim në male i kompanisë së kërkim shpëtimit i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), së bashku me Policinë e Kosovës dhe banorët lokal.

69-vjeçarja nga Mushnikova ishte raportuar e zhdukur që nga e enjtja e 26 shtatorit.