Fjalë Kyçe

U raportua për mbidozë, familjarët tregojnë shkakun e vdekjes së grimeres kosovare

U raportua për mbidozë, familjarët tregojnë shkakun e vdekjes së grimeres kosovare

rimerja kosovare, Marigona Obërtinca, ndërroi jetë ditën e djeshme në një moshë të re.

Në disa media kosovare raportuan se ajo u nda nga jeta për shkak të mbidozës, pasi kishte konsumuar shumë lëndë narkotike.

Por familjarët në lajmërimin e saj të vdekjes shkruajnë se ajo ndërroi jetë nga një sëmundje e shpejtë.

Grimierja la pas një djalë 10-vjeçar.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 23/11/2020 pas një sëmundje të shpejtë ndërroi jetë më e dashura jonë Marigona Obertinca. Ceremonia e varrimit do të bëhet me rrethin e ngushtë familjar, njëherit ju bëjmë me dije për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame”, thekson njoftimi.