Fjalë Kyçe

U raportua se u ndalua në kufi me Maqedoninë Veriore, tregon ngjarjen komandant Remi

U raportua se u ndalua në kufi me Maqedoninë Veriore, tregon ngjarjen komandant Remi

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa i njohur si Remi u raportua se u ndalua në kufirin me Maqedoninë Veriore, mirëpo ai ka demantuar këtë.

Mustafa ka thënë se të gjitha këto janë pretendime, gënjeshtra ku ka treguar se aktualisht gjendet në Tetovë.

“Gënjeshtra janë, unë aktualisht jam mbi Kodër të Diellit në Tetovë”, ka thënë shkurt Mustafa.

Ish-komandant i Zonës së Llapit, është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar. Ai kishte dhënë intervistën e tij në Hagë në lidhje me pretendimet e Prokurorisë së Specializuar për krime lufte në Kosovë.