Fjalë Kyçe

U shkarkua kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës

U shkarkua kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës

Në mbledhje urgjente të thirrur nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, si pikë e vetme e rendit të ditës u caktua shkarkimi i kryesuesit të kuvendit komunal.

Me mbështetjen e grupit të këshilltarëve të LDK si dhe me votat e gjithsej 19 asamblistëve sa ishin të pranishëm në mbledhje u shkarkua kryesuesi i kuvendit Jeton Ujkani, kallxo.com.

Ujkani ka qenë në AKR por pak javë më parë është larguar nga kjo parti për të kaluar në AAK.
Në këtë mbledhje nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga këshilltarët komunalë të PDK-së.