Fjalë Kyçe

U takua me Thaçin, këshilltari i Merkelit rikthehet në Presidencë

U takua me Thaçin, këshilltari i Merkelit rikthehet në Presidencë

Këshilltari kryesor i kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe ai i presidentit francez Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne, kanë pasë takime me presidentin kosovar Hashim Thaçi.

Por, pas përfundimit të takimit të përbashkët këshilltari i Merkelit është kthyer në Presidencë, njofton Klan Kosova.

Ai nuk ka treguar arsyen që u kthye te Thaçi, pas doli nga takimi që zgjati pak minuta.

Paraprakisht, Hecker dhe Bonne janë takuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

Në ndërkohë, këshilltari i presidentit francez Emmanuel Bonne i është përgjigjur pyetjes së Klan Kosovës se a i kanë sjellë ndonjë ‘mesazh të veçantë’ kryeministrit Albin Kurti.

“Natyrisht se i kemi sjellë mesazh të veçantë, për këtë arsye kemi ardhur të bisedojmë me të”, ka thënë ai shkurt.

Nuk dihet nëse ky mesazh i veçantë ka të bëjë me taksën 100 për qind apo dialogun me Serbinë, por mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime të qëndrimeve të kryeministrit Kurti.