Fjalë Kyçe

U tha se fiton 20 mijë euro për një koncert, flet Elvana Gjata

U tha se fiton 20 mijë euro për një koncert, flet Elvana Gjata

Elvana Gjata ka folur rreth shifrës që u tha se e merr për një koncert.

Valdrin Sahiti ditë më parë ishte i ftuar në një intervistë për “Xing me Ermalin”, ku ndër të tjera kishte disa fjalë edhe për Elvanën, shkruan lajmi.net.

Teksa po tregonte se si është të bashkëpunosh me të, kreatori tha se ajo merr 20 mijë euro për një koncert, ndërsa kjo deklaratë bëri bujë në mediet.

E pyetur rreth kësaj shifre, Elvana në një lidhje telefonike me “Xing” tha duke qeshur “O Zot po ç’i ke këto mo aman”.

Për ndryshe, këto ditë u shfaq premiera e filmit “2 gisht mjaltë”, në të cilin protagonistë kryesorë janë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi.