Fjalë Kyçe

U tha se Robert Berisha është kundër votuesve të Vetëvendosjes, reagon ashpër këngëtari

U tha se Robert Berisha është kundër votuesve të Vetëvendosjes, reagon ashpër këngëtari

Robert Berisha ka reaguar ndaj një lajmi të cilin e ka quajtur të rremë

Këngëtari dhe prezantuesi Robert Berisha, ka reaguar ndaj një lajmi i cili është përhapur ku thuhet se ai ka reaguar ndaj votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Express Rozë

Ai ka thënë se këto lajme nuk janë të vërteta.

”Robert Berisha: Sa të ketë në Kosovë votues të Vetëvendosjes, kurrë s’kemi me ec përpara”, ishte titulli i shpërndarë në disa media, i cili nxiti reagimin e Robertit.

“Hajde rren hajde! Përveç atyre që kanë luftu për këtë vend, asnjë parti politike nuk përmendet në emisionin “Robi plaket kur don vetë”. Portale të killafta jeni ju që bëni këto shkrime.”- ka shkruar Roberti.