Fjalë Kyçe

U tha se shkatërroi martesën e Robertit? Modelja thotë versionin e saj

U tha se shkatërroi martesën e Robertit? Modelja thotë versionin e saj

Modelja e njohur ka folur për lidhjen me Robert Berishën dhe ndarjen e tij nga bashkëshortja.
Modelja e njohur, Jessica Kadiu, e ka pranuar publikisht se ka qenë në lidhje me Robert Berishën, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri nëpërmjet një postimi në Instastory ndërsa erdhën më pas reagime të shumta në mos ishte ajo shkaktare se Nora dhe Roberti u ndanë.Pas kësaj modelja erdhi edhe me një tjetër deklaratë publike ku tregoi se ajo nuk e ka shkatërruar martesën e tyre dhe se lidhjen me Robertin e ka nisur pasi martesa e tij ka përfunduar.

“Desha të sqaroj edhe diçka para se të ketë më shumë hapësirë për gjykim: unë NUK shkatërrova një familje. Unë NUK shkatërrova një martesë. Lidhja ime me Robertin ka filluar shumë më vonë pasi ata i dhanë fund martesës së tyre. Un jam rritur nga një familje e bukur që kanë moral dhe respekt, ku më kanë mësuar të dalloj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë ju të filloni të gjykoni, kujtoni që ndoshta kjo është një situatë që jo të gjithë ju mund ta kuptoni dhe nuk ka asgjë të keqe, por po kërkoj nga ju të gjithë të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të pavërteta”, tha ajo.