Gjykata Themelore në Prishtinë u ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin të gjithë të arrestuarve gjatë aksionit në veri të vendit më 28 dhe 29 maj të këtij viti.
Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarve e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
“Po u është vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi ndaj 31 personave të arrestuar gjatë aksionit të policisë në veri të Mitrovicës”, ka thënë Gashi.
Gjatë aksionit të policisë së Kosovës u arrestuan gjithsejtë 31 persona. Së bashku me 11 serbë, të gjithë policë, u arrestuan edhe 16 shqiptarë dhe tre boshnjakë, përfshirë një grua.