Fjalë Kyçe

“U vetëvra nga skamja”, përplasja mes Xenit dhe Labinotit rreth vdekjes së muzikantit Behar Morina

“U vetëvra nga skamja”, përplasja mes Xenit dhe Labinotit rreth vdekjes së muzikantit Behar Morina

Labinot Rexha dhe Xeni kanë diskutuar lidhur me vdekjen e muzikantit Behar Morina.

Kohë më parë muzikanti Behar Morina u gjet i vdekur dhe ky rast preku të gjithë, shkruan lajmi.net.

Ishte pikërisht Shkelzen Jetishi ai i cili kishte gjetur trupin e tij dhe ky fakt e ka tronditur. Xeni me të kishte lidhje familjare.

Së fundmi çështja e të ndjerit është hapur në diskutim nga këngëtari Labinot Rexha dhe nuk kanë munguar replikat e Xenit.

Në një intervistë, këngëtari kosovar, Labinot Rexha tha se pandemia i ka prekur aq shumë artistët, saqë e lidhi mungesën krizën financiare me vdekjen e daullexhiut, Behar Morina.

“Një baterist, daullxhi si i thoni ju, i këngëtarit Shkëlzen Jetishit, bëri vetëvrasja se hyri në borxh”, tha Rexha në një televizion shqiptar.

Më pas nuk ka munguar regimi i Xenit i cili i tha një mediumi se kjo nuk është e vërtetë dhe se shkakun e vdekjes së tij nuk e dinë as gruaja e tij, as familja e rrethi, e madje as Policia.

Por, Rexha ndër të tjera në një koment në njërën nga mediat e Kosovës ka thënë që nuk e ka përmendur emrin e Behar Morinës, por se ka thënë se ‘kjo mund të ndodh te çdo artist.