Fjalë Kyçe

Udhëheqësit e Shtetit urojnë mësuesit për 7 Mars

Udhëheqësit e Shtetit urojnë mësuesit për 7 Mars

Udhëheqësit e Shtetit i kanë uruar mësuesit për 7 mars. Në mesin e atyre që kanë uruar janë Presidenti Hashim Thaçi, Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe pedagogët me besimin se ata do të vazhdojnë të jenë prijatarë të ngritjes së gjeneratave të reja të Kosovës, konkurrente dhe të barabarta me gjeneratat e tyre në rajon dhe më gjerë.

“Çdo 7 Mars, në Ditën e Shkollës Shqipe, Ditën e Mësuesit, kujtojmë historinë e shkollës shqipe që ka luajtur rol qenësor në zhvillimin e qytetërimit shqiptar, në krijimin e ndërgjegjes kombëtare dhe në emancipimin e përgjithshëm shoqëror. Kujtojmë me respekt sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve në vitet më të errëta të robëris”, ka shkruar Thaçi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3532468756823458

Mësuesit dhe punonjësit e arsimit i ka uruar edhe Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami.

“Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe në emrin tim personal shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë mësuesit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Kosovës si dhe në tërë hapësirën shqiptare”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1556582804490495

Edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Mësuesit me një fotografi nga shkolla fillore.

Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se kjo është një ditë e shënuar dhe shumë e rëndësishme për historinë e popullit shqiptar.

“Kujtoj, në veçanti, mësuesit e mi dhe gjithë mësuesit dhe mësueset shqiptare ndër breza që sakrifikuan gjithçka për të na edukuar e mësuar. Më së vështiri e patën mësuesit e nxënësit e viteve të nëntëdhjeta, të cilët në kushte shumë të vështira është dashur që të mësonin, edhe kur regjimi atëherë ua ndaloi mësimin qytetarëve të Kosovës veç pse flisnin shqip”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1647814908676250