Një person i dyshuar është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar me veturë pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar viktimën mashkull i cili ka qenë duke udhëtuar në të njëjtën veturë me të dyshuarin.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Alo/