Fjalë Kyçe

Uebfaqja e parlamentit të BE-së goditet nga sulmet kibernetike

Uebfaqja e parlamentit të BE-së goditet nga sulmet kibernetike

Faqja e internetit e Parlamentit Evropian u ndërpre nga një sulm kibernetik pak pasi miratoi një rezolutë që njeh Rusinë si një shtet sponsorizues të terrorizmit.

Përgjegjësi për komunikim me publikun i këtij parlamenti, Jaume Duch, e përshkroi atë si një sulm të shpërndarë të DDOS, që është një përpjekje për të hequr një faqe interneti jashtë linje duke e mbingarkuar me “trafik interneti”.

Rezoluta e Parlamentit Evropian tha më herët se “sulmet dhe mizoritë e qëllimshme të kryera nga forcat ruse dhe përfaqësuesit e tyre kundër civilëve në Ukrainë, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe shkelje të tjera serioze të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar përbëjnë akte terrori dhe krime lufte”.

Masa, e cila është kryesisht simbolike sepse nuk është detyruese, kaloi me shumicë dërrmuese.