Fjalë Kyçe

UEFA gëzon tifozët shqiptarë pas zyrtarizimit të orarit të Ligës së Kombeve

UEFA gëzon tifozët shqiptarë pas zyrtarizimit të orarit të Ligës së Kombeve

Tashmë është zyrtare, me 3, 4 dhe 5 shtator do të luhen ndeshjet e para të UEFA Nations League. Kosova do të nisë fazën e grupeve kundër Moldavisë me 3 shtator, kurse Shqipëria kundër Bjellorusisë me 4 Shtator.

UEFA zyrtarisht ka publikuar orarin e të gjitha ndeshjeve të fazës së grupe të Ligës së Kombeve që do të luhen në shtator, tetor dhe nëntor, raporton Gazeta Express.

Kosova, që gjendet në Grupin 3 të Ligës C me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, e nis aventurën pikërisht kundër kësaj skuadre të fundit, me 3 shtator nga ora 20:45.

Derisa Shqipëria që gjendet në Grupin 4 të Ligës C me Lituaninë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin, r nis aventurën me 4 shtator në udhëtim te Bjellorusia.

Lajmi i mirë për të gjithë shqiptartët është se vetëm një ndeshje e Kosovës dhe Shqipërisë do të luhet të njëjtën kohë, Greqia vs Kosova dhe Lituania vs Shqipëria, që të dyja startojnë nga ora 20:45, e vlefshme për xhiron e katër në fazën e grupeve.

Të gjitha takimet tjera do të luhen në orare të ndryshme, por edhe ditë të ndryshme siç mund t’i shikoni më poshtë, raporton Gazeta Express.

Orari i të gjitha ndeshjeve të Kosovës dhe Shqipërisë:

Moldavia vs Kosova 20:45, 3 Shtator, e Enjte
Kosova vs Greqia 20:45, 6 shtator, e Diele
Kosova vs Sllovenia 20:45, 11 Tetor, e Diele
Greqia vs Kosova 20:45, e Mërkurë 14 Tetor
Sllovenia vs Kosova 20:45, e Diele 15 Nëntor dhe
Kosova vs Moldavia 20:45, e Mërkurë 18 Nëntor

Shqipëria

Bjellorusia vs Shqipëria 20:45, e Premte 4 Shtator
Shqipëria vs Lituania 20:45, e Hënë 7 Shtator
Kazakistani vs Shqipëria 15:00, E diele 11 Tetor
Lituania vs Shqipëria 20:45, e Mërkurë 14 Tetor
Shqipëria vs Kazakistani 18:00, e Diele 15 Nëntor
Shqipëria vs Bjellorusia 16:00, e Mërkurë 18 Nëntor