Fjalë Kyçe

UEFA hap procedurë ndaj bullgarëve për thirrjet raciste kundër Kosovës

UEFA hap procedurë ndaj bullgarëve për thirrjet raciste kundër Kosovës

UEFA e ka hapur procedurën disiplinore ndaj Bullgarisë për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës triumfoi 3:2 ndaj Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme të grupit A për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Gjatë ecurisë së takimit, tifozët bullgarë kishin bërë thirrje anti-shqiptare dhe sot UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurat disiplinore për shkeljen e nenit 14, që ka të bëjë me sjelljet raciste.